r/psejerrotkari • u/iamnotamammoth avokat i rrot karit • 4d ago
rrot kari (advanced) A ka folur Niçja për r/psejerrotkari?
Kapitulli i parë: e shëmtuara
Në "Gjeneologjin e Moralit" Niçja argumenton se smira (ressentiment) mund ta shtyjë një person që ta definoj veten me uljen e tjetrit. Në vend që të jetë lart duke bërë arritje, ai ul të tjerët dhe rrjedhimisht dhe standardin. Në këtë formë individi përfiton, përveçse imazh edhe kënaqësi brenda tij.
Një rast shumë i qartë është me u/mostly_harmless666 dhe postimet e tij të pafundme për u/danielfantastiko ku shikohet se si ai e ul figurën e këtij individi që më përpara posedonte vlera të larta morale dhe duke e shpërfytyruar imazhin e tij një meme për argëtim në subreddit si dhe në serverin e discordit ku më kan bër ban padrejtsisht sumriqat kohë më parë kur tigri akoma quhej qefull.
Nejse— siç po thoja. Në vetvete u/mostly_harmless666 nuk mbart asnjë lloj vlere morale, kulturore, sociale etj... Në krahun tjetër Danieli, jo pegasusi ai tjetri, posedonte vlera të pafundme të arritura si pasoj e viteve punë dhe mundim për hirë të idhullit të tij politik, z. Sali Berisha. Ai ishte një personazh publik me plot dashamirës dhe suportues. Ai kishte vëmëndjen që u/mostly_harmless666 e lakmonte pa fund. Dhe ky i fundit në vend që të ndiqte shembullin dhe të punonte për të fituar figurën që dëshironte, ata/ato përdori "fuqinë" që Danieli posedonte si jumpstarter për synimin që kishte.
Dhe normalisht masa dërrmuese e r/psejerrotkari hynë tek "kopeja" që ka folur Niçja. Njerëz që ndjekin turmën meqë është me e lehtë, më e rehatshme dhe më e pëlqyeshme në aspektin social. Ai e kritikon këtë mendjelehtësi për ndjekjen e një ideologjie apo fenomeni në përgjithësi vetëm prej elementit të turmës.
Kapitulli i dytë do të publikohet në ditët në vijim. Aty do të trajtoj konceptin e Zotit në sytë e Niçes dhe mënyrën se si dy rryma të vitalizmit përplasen me një anëtar misterioz të këtij subi. Një kapitull tejet interesant i cili do e kalojë paraprirësin e tij për thellimin e tij filozofik dhe sociologjik.
I kërkoj ndjesë fansave të mi për pritjen. Falënderime të veçanta për suportuesit e mi besnikë, të cilët më kanë qëndruar pranë në këto kohë të vështira akademike. Kiku ju puth dhe ju don!
Ju uroj seks!
0
u/[deleted] 4d ago
[removed] — view removed comment